Roberto Carlos ishte një “raketë” në krahun e majtë të mbrojtjes. Mbrojtje, sulm dhe mbi të gjitha një gjuajtje të frikshme. Aventura me Interin zgjati vetëm një sezon, për t’u transferuar më pas te Real Madrid, aty ku fitoi 13 trofe. Braziliani qëndroi 11 sezone në kryeqytetin spanjoll dhe fitoi çdo trofe të mundshëm.
Në një prononcim për Vitor Baia, 46-vjeçari, i cili ishte një ndër më të mirët në botë për goditje dënimi, ndalet te grupi i “Galaktikëve”. Perez kishte ndërtuar një Real Madrid të frikshëm dhe plot yje. Carlos rrëfen çmenduritë e emrave si Ronaldo dhe Beckham, teksa e mbyll me një batutë në lidhje me Fenomenin.
“Kur kthej kokën mendoj se si është e mundur që ia kemi dalë mes gjithë asaj marrëzie që ekzistonte. Pas çdo ndeshje kishte avionë majtas, djathtas dhe në qendër. Ne takoheshim në terminalin privat të Barajas dhe veç Zoti e di se nga shkonte Beckham. Figo dhe Zidane, gjithashtu. Pastaj ishim edhe unë me Ronaldon.

Lutesha që të na binte ndeshja e fundjavës ditën e shtunë, në mënyrë që të ndiqja garat e Formula 1 të dielën. Kishte avionë privatë në çdo vend. Ishte një çmenduri. Ronaldo? U takova për herë të parë me Ronaldon në vitin 1993 dhe që nga ai moment kemi qëndruar së bashku në dhomë. Kam fjetur më shumë herë me Ronaldon sesa me gruan time”, përfundon Roberto Carlos. /abcnews.al

