“Për çdo peng, do merrnin një apartament dhe 10 mijë dollarë”, dëshmitë e terroristëve të Hamasit të kapur nga Izraeli

schedule12:08 - 24 Tetor, 2023

schedule 12:08 - 24 Tetor, 2023

Shërbimi i sigurisë Shin Bet dhe Policia e Izraelit kanë marrë në pyetje së bashku gjashtë terroristë të Hamasit të përfshirë në masakrat e 7 tetorit. Pamjet e marrjes në pyetje u publikuan të hënën dhe tregojnë pjesë të përzgjedhura nga 6 personat që janë marrë në pyetje.

Secili terrorist përshkroi gjëra paksa të ndryshme, por inteligjenca izraelite arriti në disa përfundime të përbashkëta. Të gjithë terroristëve të Hamasit iu dhanë udhëzime të qarta për të vrarë dhe rrëmbyer civilë, duke përfshirë të moshuarit së bashku me gratë dhe fëmijët. Komandantët e tyre ishin kthyer në Gaza.

Një nga terroristët tha gjatë marrjes në pyetje nga forcat izraelite se “kushdo që sjell një peng në Gaza, do të merrte 10,000 dollarë dhe një apartament”.

Ata pretenduan se plani ishte të pushtonin qytetet që ata sulmuan dhe të qëndronin në të njëjtat pozicione pasi të kishin përfunduar misionet e tyre që përfshinin rrëmbimin dhe vrasjen e civilëve.

Videoja e publikuar nga Shin Bet dhe policia tregon operativë të ndryshëm të Hamasit duke rrëfyer me detaje të hollësishme se çfarë bënë mëngjesin e 7 tetorit . “Udhëzimet ishin për të rrëmbyer gra dhe fëmijë”, tha njëri prej tyre.

Një tjetër përshkroi momentin kur pa në një trup, duke thënë: “Trupi i saj ishte në dysheme. Unë e qëllova atë dhe komandanti im më bërtiti që po shpërdoroja plumbat në një kufomë”.

Ata pretenduan se ishin urdhëruar të vrisnin pa bërë dallim midis civilëve dhe ushtarëve.

“Kur mbaruam,” tha një zyrtar tjetër i Hamasit, ne dogjëm dy shtëpi.”

Njëri përshkroi hyrjen në një shtëpi pasi shokët e tij kishin qëlluar tashmë një burrë që jetonte atje.

“Dy terroristë hynë në shtëpi, ne dëgjuam zëra brenda. Hynë dy të tjerë. Ishte një i shtrirë në dysheme pranë derës. Nuk e di nëse ka vdekur, por pranë tij kishte gjak. Brenda kishte një të plagosur Më duket një familje e tërë.

I plagosuri kishte të veshur të brendshme. Një grua doli e veshur me një fustan më pas një tjetër me një fustan. Më pas një djalë dhe një vajzë.”

Dhe ai vazhdoi: “Shkuam në shtëpinë tjetër. Prej aty nxorën një grua. Një grua e moshuar”.

Më pas ai u pyet nëse këta anëtarë të familjes ishin përdorur si mburoja njerëzore dhe ai u përgjigj “Po”.

Një tjetër terrorist, i cili mori pjesë në masakrën në Kibbutz Be’eri, u tha hetuesve: “Kur hyra në qytet, pashë dy terroristë në një motoçikletë. Ata morën një grua rreth 60-65 vjeç në motor”.

“Ku e çuan?” pyeti hetuesi.

“Në Gaza”.

“Pasi Sulejmani dhe Karemi vranë këtë grua nga qyteti,  morën dikë, një burrë rreth 40-45 vjeç.”

“Ku e çuan?”

“Në Gaza”.

Terroristët përshkruajnë gjithashtu një sërë aktivitetesh të tjera të tmerrshme, duke përfshirë përdorimin e tymit për të detyruar civilët të largohen nga streha e tyre dhe të qëllojnë disa kafshë shtëpiake.

Në fund të videos, secili prej operativëve të Hamasit u pyet nëse ajo që po bënin ishte e lejueshme në Islam. Të gjithë u përgjigjën në të njëjtën mënyrë: “Jo. Islami nuk e lejon vrasjen e grave dhe fëmijëve”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!