“Albin Kurti duhet të ketë qasje tjetër me Europën”, gjuhëtari: Mungesë transparence nga politika

schedule11:59 - 24 Tetor, 2023

schedule 11:59 - 24 Tetor, 2023

Gjuhëtari që dikur ka qene pjesë e politikës, Rexhep Ismajli ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të ketë një qasje tjetër me Europën.

Gjatë intervistës për emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ai u shpreh se ka një mungesë transparence nga politika vendase dhe ndërkombëtare.

Sipas Ismajlit, lëvizjet e fundit kanë treguar dhe një pajtueshmëri të të gjitha forcave politike në Kosovë.

“Kurti me Perëndimin, unë mendoj se e ka marrë tani më leksionin. Kurti pavarësisht se është i majtë, është perëndimor, ka dhe të majtë perëndimore dhe në perëndim ka të majtë dhe të djathtë. Domethënë, e ka hapësirën e vetë. Por këtu përveç çështjes demokratike, i majtë, i djathtë, i mesëm etj, etj. Në këtë hark, ka dhe një çështje të sigurisë, një çështje kombëtare, një çështje pak më e madhe dhe për lëvizjet në këtë kuadër ne jemi mjaft të painformuar. Për shkak se dhe procesi në tërësi ka rrjedhur në mënyrë jotransparente, edhe nga pala europiane. Ka mungesë transparence për sa i përket publikut, ose njerëzve që kanë mundësi të shohim vetëm ato që lexojnë, jo më shumë. Sidoqë të jetë, këto lëvizjet e fundit kanë treguar dhe një pajtueshmëri të të gjitha forcave politike në Kosovë, sa i përket veprimit në këtë drejtim. Ishte një trajtim i plotë. Edhe në opinion ishte një trajtim i plotë, që ekziston një pikë ku nuk mund të lëshohet pe. Pastaj, për të tjerat ka hapësirë diskutimi”, u shpreh gjuhëtari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!