Prej më shumë se 45 minuta, “bergamaskët” e Atalanta po ndeshen me rivalët e Genoa, në “Geëiss Stadium”, në përballjen e vlefshme për javën e 9 të kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Para sfidës, një prononcim të shkurtër për mediat e ka bërë dhe “legjionari” i Kombëtares sonë, i cili është një titullar i padiskutueshëm në formacionin e teknikut Gasperini, Berat Gjimshiti, ku për mediat tha se kur luajnë në “shtëpi” kanë më shumë besim te vetja.
“Na jep shumë besim të bëjmë mirë në shtëpi në fazën mbrojtëse, duhet të jetë gjithmonë kështu, të përpiqemi të fitojmë”,- u shpreh “shtatlarit” i mbrojtjes së Kombëtares sonë. /i.m /abcnews.al