VIDEO/ Gafë e “bluve”, Declan Rice ngushton shifrat në “Stamford Bridge”

schedule20:08 - 21 Tetor, 2023

schedule 20:08 - 21 Tetor, 2023

Teksa gjithçka mendohej se do të shkonte drejt një fitoreje komode, “blutë” e Chelsea kanë bërë një gafë në mbrojtje, duke rihapur kështu sfidën ndaj “topçinjve” të Arsenal.

Një pasim i portierit Robert Sanchez nuk kuptohet mirë nga qendërmbrojtësi Levi Colwill, me këtë të fundit që e lë topin në këmbët e “katalizatorit” të Arsenal, Declan Rice dhe me një goditje nga jashtë zone mesfushori anglez tund rrjetën e “bluve”. Rezultati shkon në 2 me 1. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: