“Zikaltërit” e Inter kanë arritur një fitore me shumë vlera në përballjen e javës së 9 të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, teksa në “Stadio Olimpico di Torino” kanë mundur “demat” vendas me rezultatin e thellë, 0 me 3.
Të 3 golat e sfidës erdhën në pjesën e dytë, me “bomberin” Marcus Thuram, kapitenin Lautaro Martinez dhe “fantazistin”, Hakan Calhanoglu, që arritën të tundnin rrjetën e vendasve, në minutat 59’, 67’ e 95’ për të vulosur përfundimisht rezultatin, 0 me 3.
Falë kësaj fitoreje, “zikaltërit” ngjiten në vendin e parë të renditjes me 22 pikë, pas 9 javëve të para të kampionatit, 1 më shumë se Milan i vendit të 2-të, ndërsa Torino mbetet në vendin e 14 të tabelës, me vetëm 9 pikë, pas 9 javësh kampionat. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Marcus Thuram, 0-1:
Goli i Lautaro Martinez, 0-2:
Goli i Hakan Calhanoglu, 0-3: