Romët e duan shkollën/ Shumë fëmijë të komunitetit nuk e braktisin arsimin bazë

schedule15:31 - 21 Tetor, 2023

schedule 15:31 - 21 Tetor, 2023

Arsimimi mbetet një nga sfidat e komunitetit rom. Në përgjithesi fëmijet e këtij komuniteti nuk e frekuentojne shkollën, ose e ndërpresin atë pa përfunduar. Shkolla “Gjon Buzuku” ne tirane është një ndër shkollat që ka numrin më të lartë të nxenësve të këtij komuniteti. Në këtë shkollë mësojne 100 fëmijë të komunitetit rom dhe egjiptian.

Resilda është nxënëse në klasën e nëntë e shkollës 9-vjeçare “Gjon Buzuku” dhe i përket komunitetit rom. 14-vjeçarja nuk është shkëputur asnjëherë nga shkolla. Dëshira e saj është që një ditë të ketë një profesion.

“Dua te behem infermiere, femijet qe janë sëmurë ti shëroj. Po prinderit te mbeshtesin qe ti të vazhdosh shkollën më tej? Po me mbështesin. Thonë vazhdojë se ske të ardhme pa shkollë, duhet te mësosh.”

Resilda është e integruar në shoqërinë e saj, por kujton edhe raste kur është bullizuar.  Megjithatë, nga Shqipëria nuk e ka menduar të largohet asnjëherë.

“Ka ndodhur raste qe me kane sharë dhe ofenduar, por nuk jam ndikuar, kam vazhduar rrugen time. Mos ikni jashte shtetit. Nuk e ke menduar ndonjehere te largohesh? Jo asnjehere. Si vendi jot s’të bëhet asnjë.”

Edhe Eljoni është një tjetër nxënës që i përket komunitetit rom. Ai ndihet i integruar në shoqërinë e tij dhe mësuesit e kanë mbështetur shumë.

“Ke shumë shokë dhe shoqe në shkollë? Po kam. Si sillen ata me ty? Shumë mirë. Nuk ka nxënës që sillen keq. Mësuesit na mbështësin, janë si prindër të dytë. Na thonë fjalë të mira, si të sillemi.”

Eljoni nuk dëshiron ta ndërpresë shkollën. Endrra e tij është që një ditë të jetë mjek.

“Do ta vazhdoj dhe shpresoj të ndjek një shkollë të lartë për doktor ORL, është dëshira ime.”

Mësuesit thonë se diskriminimi ndaj nxenesve rome eshte ulur ndjeshem ne  vitet e fundit.

“Gjithmonë mendojmë sikur ky komunitet nuk përfshihet, por në shkollën tonë ky komunitet ka gjetur vetveten.  Ka qenë problematike, nxënësit që braktisin shkollën, por kemi një përiudhë 10 vjecare që ky komunitet nuk ka braktisje. Pas shkollës 9 vjecare frekuentojnë më shumë shkollat profesionale.”

Rreth 4 mijë fëmijë të komunitetit rom në te gjithe vendin frekuentojnë shkollën në arsimin parauniversitar. Fatkeqesisht numri i atyre që nuk ndjekin shkollën eshte akoma me i larte./abcnews.al