Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi thotë se bllokimi i Kuvendit nga opozita do të vazhdojë, deri sa të respektohen të drejtat e saj në këtë institucion.
Në një intervistë për ABC News, Vokshi u shpreh se në ditët në vijim, do të ketë edhe forma të mosbindjes civile.
“Ky është vetëm fillimi, kjo është e sigurt. Kjo është një rezistencë, është një potestë nga ana e deputetëve të opozitës, e paralajmëruar në fakt, edhe nga mbledhjet e fundit të Grupit Parlamentar të PD dhe deputeteve të opozitës, kjo për arsyen së deputetëve të opozitës, opozitës në parlament, po i mohohen të gjitha të drejtat kushtetuese, po i mbyllen të gjitha hapësirat që rregullorja dhe Kushtetuta e Parlamentit iu siguron. Kjo bëhet sigurisht me urdhër nga lart, me urdhër të Edi Ramës që nuk e do parlamentin, nuk e konsideron parlamentin dhe nuk e respekton si të tillë Parlamentin, si një pushtet të ndarë nga ekzekutivi apo nga pushtetet e tjera.
Nuk respekton nenin 7 të Kushtetutës, i cili parashikon check and balance, pra pushtetet që kontrollojnë dhe balancojnë njëra-tjetrën, dhe për këtë arsye ai vetë e ka injoruar, ai vetë e ka thyer, ai vetë e ka dhënë modelin për të respektuar Parlamentin dhe për të mbyllur të gjithë hapësirën e opozitës në Parlament duke dhënë modelin e tij, edhe te ministrat, të cilët injorojnë çdo kërkesë të opozitës. Nëse opozitës i heq instrumentat që Kushtetuta ka parashikuar, nëse opozitës i heq instrumentat që rregullorja e Kuvendit ka parashikuar, atëherë i bie që ti po asgjëson opozitën në Parlament, dhe ky Parlament nuk është më pluralist.
Është një tentativë kundër pluralizimit, kundër parlamentarizmit dhe kundër demokracisë. Ne nuk mund ta pranojmë, ne nuk jemi opozitë fasadë. Është një rezistencë që sapo ka filluar dhe do vijojë deri në atë moment, sa kryetarja e Kuvendit, mazhoranca dhe kryeminstri të zbatojë Kushteuttën, ligjin, rregulloren e Kuvendit për të respektuar të drejtat e opozitës në Parlament. Ju do shihni në ditët në vijim forma të tjera të mosbindjes civile, forma të tjera të protestës, të rezistencës. Dje, a u bllokua seanca? Ka shumë forma mos bindja”, theksoi ajo./abcnews.al