Në një lidhje ‘skype’ nga SHBA në ABC- në e Mëngjesit, ka qenë e ftuar Afërdita Sinani, një vajzë nga Kosova e cila prej vitesh jeton në Amerikë. Një video e saj kur ajo i dhuron motrës një kukull barbie me rastin e ditëlindjes me një domethënie të rëndësishme është bërë virale në rrjet.
Fillimisht ajo tregon historinë e kësaj kukulle, e cila lidhet me luftën në Kosovë, largimin e familjes së saj një kamp refugjatësh në Maqedoni dhe më pas largimi për në Amerikë.
“Historia e Barbit fillon në vitin 1999, në kampin e refugjatëve të Kosovës në Maqedoni. Familja ime është nga Kosova nga një fshat i Gjilanit dhe kur lufta nisi të agravohej në u detyruam të iknim sepse familja ime mori vesh që serbët ishin afër, për të shpëtuar ne ikim në Maqedoni.
Qëndruam në Maqedoni disa muaj dhe ishin organizatat ndihmësi që vinin me luajtur me kalamajt, me ia hekur pak mendjen prej luftës. Unë isha 8 vjeç, ndërsa motra ime ishte 12 vjeç.
Ata organizonin lojëra dhe motra ime mori pjesë në një lojë, ajo fitoi lojën dhe si dhuratë i dhanë një kukull barbie. Që ishte me një fustan blu dhe ne kur ikëm nga Kosova morëm vetëm rrobat trupit, asgjë tjetër dhe në ato momente kur motra mori barbien në dorë ishte gjëja më e bukur që kishim parë ndonjëherë” u shpreh Afërdita.
Afërdita tregon po ashtu momentin e largimit për në Amerikë, ndarjen nga të afërmit e saj dhe më pas akomodimi atje.
Kukulla barbie, e fituar në kamp “zhduket” pas disa kohësh në Amerikë dhe kjo bën që motra e Afërditës ta përjetojë keq.
“Në ishim në kamp për pak muaj, dhe aty na dhanë një mundësi për t’u kthyer në Shqipëri, ose në ndonjë vend tjetër, por ne nuk kishim shtëpi për t’u kthyer, pasi si fillim kushtet i kishim shumë të këqija, por edhe serbët e dogjën shtëpinë tonë dhe kështu babi im vendosi me ardhur në Amerikë.
Kur motra ime erdhi në Amerikë, mori vetëm kukllën me vete. Rruga ishte pak vështirë, sepse disa i merrshin disa jo. Babi me familjen e tij erdhën në Amerikë, pjesa tjetër e të afërmëve, ikën ën Francë dhe ajo ndarja ishte shumë e vështirë, sepse nuk e dinim se kur do i shihnim më. Ne nuk kuptonim mirë se çfarë po ndodhte, por e ndjenim se diçka jo e mirë po ndodhte.
Kur në erdhëm në Amerikë ne kemi lëvizur, si fillim ishte në një bazë ushtarake, më pas përfunduam në Boston me një agjensi, e cila i ndihmonte dhe i sistemonte në pallate.
Ishim 5 familje në një shtëpi të vogël dhe kur amerikanët e morën vesh, sollën shumë lodra dhe u bë një rrëmujë e madhe. Pastaj kur erdhi koha me u sistemuar në pallatin tonë, kuklla humbi dhe motra e përjetoi shumë keq, pasi ajo kukull ishte e vetmja gjë qe e shkëpuste nga lufta” u shpreh Aferdita.
Afërdita tregon se ajo mundohet që në çdo ditëlindje të motrës së saj mundohet të bëjë diçka speciale dhe këtë vit, dukeqenëse edhe filmi barbie pati një jehonë të madhe, vendosi t’i gjej kukllën e humbur edhe pse ishte shumë e vështirë.
“Ishte pak interesante, sepse unë mundohem gjithmonë që ditëlindjen e motrës ta bëj speciale, sepse ajo është speciale në zemrën time. Mendova cfarë dhurate t’i bëj dhe meqë filloi ku filmi barbie dhe u përfol shumë për të, vendosa ta shoh a mund t’ia gjej kukllën, por ishte e vështirë, sepse nuk ia dija emrin. Kjo barbie ishte “special edition”, e cila ishte prodhuar në vitin 1998 dhe ishte prodhuar për 40 vjetorin e kompanisë barbie dhe unë e gjeta tek një person që nuk e dëshironte me dhe e kishte nxjerrë në shitje” tha ajo.r.t/abcnews.al