Pasi u transferua këtë merkato vere nga “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund te “galaktikët” e Real Madrid për shifrën e 103 milionë euro, talenti më premtues i mesfushës, Jude Bellingham ka shkëlqyer deri më tani te “mbretërit” spanjoll.
“Fantazisti” i mesfushës ka arritur të shndërrohet në protagonistin absolut në skuadrën e teknikut Carlo Ancelotti, teksa në muajin shtator arriti të tunë plot 3 herë rrjetën e kundërshtarit, si dhe të dhurojë 1 asistim, duke e ccuar totalin në La Liga, në 8 gola e 2 asistime, në vetëm 8 paraqitjet e para me “los blancos”.
Këto performanca nuk kanë kaluar pa u “shpërblyer” nga drejtuesit e klubit, të cilët këtë të premte e kanë e shpallur “liderin” e mesfushës si lojtarin më të mirë të muajit shtator, duke shtuar kështu një tjetër arritje të veçantë në karrierën e Bellingham. /i.m /abcnews.al