“Pesëshja e madhe”/ Hamiti: Çfarë pritet të sjellë paketa e re e Perëndimit

schedule16:24 - 18 Tetor, 2023

schedule 16:24 - 18 Tetor, 2023

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano, ka konfirmuar të martën se përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirolslav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të udhëtojnë të shtunën, më 21 tetor në Kosovë dhe Serbi, për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Krahas Lajçakut në këtë vizitë do të jenë edhe Emanuel Bonne, Jens Plotner, dhe Francesco Talo. Me ta do të jetë në delegacion edhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Por çfarë pritet të sjellë kjo paketë e re e Perëndimit?

Në një lidhje me Ballkan Update, ish-këshilltari i Presidentit Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti, ka komentuar këtë paketë, e cila sipas tij, do të vendosë ribalancimin mes palëve. Pra, Hamiti thekson se do t’i kërkohet Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë marrëveshjen, që ka ngecur. Ndër të tjera, ai thotë se nuk pret ndonjë ndryshim të madh, por do vazhdojë të zvarritet faza e dialogut.

“Kjo që po quhet pako, mund të jetë pako për zbatim që mund të ribalancohet ndoshta për ta bërë më efikase dhe për t’i kërkuar palëve, në këtë rast dhe Kosovës dhe Serbisë që ta zbatojnë marrëveshjen, sepse le të themi ka ngecje në zbatim të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Edhe për arsye të situatave në veri, me këtë agresion ku u vra dhe rreshteri i policisë, një aksion që për fatin e mirë të Kosovës, ndonëse me humbje doli mirë, sepse funksionuan strukturat e sigurisë në Kosovë për të ndaluar një skenar shumë të rrezikshëm të Serbisë. Si të themi ka një shtytje edhe ndërkombëtare, prandaj mund të kërkojë që të zbatohet marrëveshja. Është një marrëveshje që Kosova e ka pranuar, ndërsa Serbia thotë dhe kështu dhe ashtu. Unë për vete nuk pres ndryshim të madh, ndoshta ka shtytje më të madhe për të bërë siç ka dashur, pa pritur që të krijohet situatë tjetër në Veri, do ta zvarrisin këtë punën e dialogut dhe përmbylljen e kësaj faze të dialogut”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!