Rriten kapacitetet energjitike/ Hidrocentral i ri në Devoll synon rritjen e rezervave

schedule14:34 - 18 Tetor, 2023

schedule 14:34 - 18 Tetor, 2023

Mbi lumin Devoll do të ndërtohet një tjetër hidrocentral duke shtuar prodhimin e energjisë në vend.

Në komisionin e veprimtarive është miratuar ndryshimi në kontratë me kompaninë norvegjeze ‘Statkraft’ e cila parashikon shtim kapaciteti të instaluar, i cili do të jetë afërsisht 800-1600 me në projektin final.

Zv.ministrja e energjisë dhe infrastrukturës, Enkeljda Mucaj shpjegoi se synim mbetet rritja e kapaciteteve rezervuese të ujit për të prodhuar energji elektrike ne rastet kur eshte me nevojshme.
Aktualisht hidrocentarlet e Banjës dhe Moglicës janë në punë dhe prodhojnë energji.

Ndërtimi i hidrocentralit, që do të quhet RP Moglica Shtesë dhe parashikohet të nisë në 2026 dhe të përfundojë në 2030-ën. Përgjatë kësaj kohe kompania norvegjeze do të hartojë studimin e fizibilitetit dhe detajet teknike të projektit, që mbështetet në sistemin e rezervës së pompuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!