Tirana, kryeqendra ballkanike e Europës/ Kamberi: Integrimi në BE ndryshon elementët e shoqërisë

schedule23:31 - 16 Tetor, 2023

schedule 23:31 - 16 Tetor, 2023

“Integrimi në Bashkimin Europian ndryshon themelet e shoqërisë”. Kështu u shpreh eksperti i integrimit evropian, Geron Kamberi në një intervistë për ABC News.

Ai u shpreh se në planin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, flitet  për tregun e përbashkët digjital.

Në lidhje me sanksionet ndaj Kosovës, Kamberi u shpreh se janë vendosur mënyrë që Kosova të shtynte përpjekjet për dialogun.

Ndërkaq, për takimin Rama-Mitsotakius, Kamberi nënvizoi se ata u qëndrojnë qëndrimeve të tyre politike.

“Bëhet fjalë për një tërësi elementësh, bëhet fjalë për një transformim të të gjithë strukturës ekonomike. Nuk është sfidë e lehtë, është një sfidë e vështirë. Shqipëria do të përfitojë, aktualisht, edhe në planin që ka paraqitur Von der Leyen, ajo bëri fjalë për tregun e përbashkët digjital. Unë besoj se sanksionet ndaj Kosovës, janë pezullime të përkohshme financiare në mënyrë që Kosova të shtynte përpjekjet për dialogun. Ngjarjet e 24 shtatorit e kanë kthyer qasjen në drejtim të kundërt. Besoj se më shumë se sa mesazhi i kryeministrit grek, do kishte më shumë vlerë mesazhi i kryeminsitrit shqiptar. Shqipëria dhe Greqia u qëndrojnë qëndrimeve të tyre politike”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!