Scholz është kreu i parë i një shteti që do të vizitojë Izraelin që nga sulmi i Hamasit

schedule22:14 - 16 Tetor, 2023

schedule 22:14 - 16 Tetor, 2023

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të udhëtojë të martën në Izrael dhe më pas në Egjipt, për të shprehur mbështetjen e tij për Izraelin nga njëra anë dhe për të promovuar përpjekjen për të parandaluar zgjerimin e krizës. Ai do të jetë kreu i parë i qeverisë që viziton vendin që nga sulmi vdekjeprurës nga Hamasi.

“Është e rëndësishme për mua të shpreh në mënyrë shumë praktike solidaritetin tonë me Izraelin pas sulmit nga Hamasi”, tha Soltz më herët këtë mbrëmje gjatë një konference për shtyp pas Samitit të “Procesit të Berlinit”, që u zhvillua sot në Tiranë. Në kuadër të vizitës së tij, kancelari dëshiron të diskutojë “çështje konkrete praktike”, si situata e sigurisë në vend dhe organizimi i ndihmave humanitare, por edhe përpjekjet për të parandaluar zgjerimin e konfliktit në rajon më të gjerë.

Në këtë kontekst, Soltz do të shkojë më pas në Kajro. “Parandalimi i një zjarri të mëtejshëm kërkon bisedime konstruktive me shumë vende në rajon. Ne duhet të jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë, të zhvillojmë një perspektivë që mund të parandalojë një përshkallëzim të tillë”, tha ai dhe përsëriti se Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër “sulmit brutal terrorist” të Hamasit. “Ky ishte një akt terrorizmi që ishte i papërgjegjshëm, kishte pasoja të tmerrshme, vrau dhe poshtëroi një numër të pabesueshëm njerëzish. Prandaj Izraeli ka të drejtë të mbrohet”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!