Ndërkombëtarët në Beograd me 21 tetor, Vuçiç: ‘Pesëshja e fuqishme’ do të sjellë gjëra të reja për Kosovën

schedule15:04 - 14 Tetor, 2023

schedule 15:04 - 14 Tetor, 2023

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një deklaratë të zhvilluar për mediat është ndalur tek vizita e ndërkombëtarëve në Beograd. Më 21 tetor i dërguari i BE Miroslav Lajçak, emisaret e presidentëve të SHBA-së, Francës, Gjermanisë si edhe vetë kryeministrja italiane do të vizitojnë Serbinë.

Sipas presidentit serb, në fokus do të jenë zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Në ditët në vijim na presin shumë punë. ‘Pesëshja e madhe’ do të vijnë në Beograd me gjëra të reja rreth Kosovës”, ka thënë ai, raportojnë mediat serbe./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!