Forcat e Mbrojtjes së Izraelit ka njoftuar se kanë goditur terroristët e Hamasit me një dron në kufirin e Izraelit me Rripin e Gazës.
Sipas IDF sulmi ndodhi menjëherë pasi terroristët hodhën një raketë antitank në zonën ku ishin pozicionuar forcat izraelite.
Si pasojë e këtij sulmi me raketa një person mbeti i plagosur. Nga ana tjetër sipas një deklarate të zhvilluar më herët, Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe ka marrë një urdhër nga forcat izraelite, të cilat i kanë dhënë një afat për të evakuuar spitalin Al-Quds në qytetin e Gazës. /abcnews.al/