Sekuestrohen pasuritë e Erjet Strefit dhe të personave të lidhur me të. Erjet Strefi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga/Çeki, në vitin 2019, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe të huaj, anëtarë të një grupi të organizuar kriminal, të cilët vepronin në territorin e Republikës Çeke dhe Mbretërinë e Hollandës, gjatë periudhës Qershor 2016 deri në Shtator 2016, kanë prodhuar dhe tregtuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike metamfetaminë.
Bëhet me dije se në pasuritë e sekuestruara përfshihen pasuri e paluajtshme apartament, si edhe tokë, dhe autovetuerë e markës “BMW”.
NJOFTIMI:
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (në lidhje me proçedimin pasuror nr.1 të vitit 2022 të regjistruar në këtë prokurori), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e dt.13.10.2023 ka vendosur konfiskimin e pasurive të shtetasit Erjet Strefi dhe personave të lidhur me të, si më poshtë:
Shtetasi shqiptar Erjet Strefi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga/Çeki, në vitin 2019, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe të huaj, anëtarë të një grupi të organizuar kriminal, të cilët vepronin në territorin e Republikës Çeke dhe Mbretërinë e Hollandës, gjatë periudhës Qershor 2016 deri në Shtator 2016, kanë prodhuar dhe tregtuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike metamfetaminë./abcnews.al/