“Ne do të shkatërrojmë Hamasin,” tha ushtria izraelite. Nënkoloneli Conricus thotë se ushtarët rezervë izraelitë janë në gatishmëri në të gjithë Rripin e Gazës duke u përgatitur për fazën tjetër të operacioneve.
“Qëllimi ynë është shumë i qartë, faza e fundit e kësaj lufte është që ne do të shkatërrojmë Hamasin dhe aftësitë e tij ushtarake dhe do të ndryshojmë rrënjësisht situatën në mënyrë që terroristët të mos ketë më kurrë aftësinë për të shkaktuar ndonjë dëm mbi civilët apo ushtarët izraelitë”.
Conricus foli për një ngjarje afër kufirit libanez për të cilën kemi raportuar më herët.
“Luftëtarët e Hezbollahut hodhën një raketë antitank drejt trupave izraelite, pati një betejë të shkurtër dhe situata përfundimisht u qetësua. Më pas Hezbollahu dërgoi drone në Izrael dhe gjithashtu gjuajti raketa tokë-ajër kundër avionëve izraelitë”, theksoi ai.
Conricus thotë se këto dy përpjekje u kapën me sukses, por situata në kufirin verior “mbetet shumë e tensionuar”.
/abcnews.al