Mesditën e kësaj të premteje, Kampionati anglez i futbollit, Premier League ka prezantuar lojtarin e përzgjedhur për triumfin në çmimin individual të “lojtarit të muajit” shtator, me “yllin” e Tottenham, Heung-Min Son, që fiton për herë të 4-t këtë çmim në karrierën e tij.
“Fantazisti” koreano-jugor shënoi plot 6 gola në 5 përballjet e këtij muaji, 3 ndaj Burnley, 1 ndaj Liverpool, si dhe një dopietë ndaj “topçinjve” të Arsenal, duke shmangur një humbje të skuadrës së tij, në “Derbin e Londrës”.
Siç theksuan edhe më lart, 31-vjeçari arriti të sigurojë për herë të 4-t këtë çmim, duke barazuar “legjenda” të futbollit në Premier League, si Dennis Bergkamp, Bruno Fernandes, Therry Henry, Frank Lampard, Mohamed Salah, Paul Scholes e Alan Shearer.
Ndërkaq, kujtojmë se në “garën” për çmimin individuel, Son mposhti “rivalitetin” e Julian Alvarez (Manchester City), Jarred Bowen (West Ham), Pedro Neto (Wolves), Mohamed Salah (Liverpool), Kiera Trippier (Newcastle) e Ollie Watkins (Aston Villa). /i.m /abcnews.al
Postimi i klubit të Tottenham:
Heung-Min Son has been voted the @PremierLeague Player of the Month for September! ?
Nice one, @Sonny7! ? pic.twitter.com/B5Cm7J2ruK
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) October 13, 2023