FRPD në Kukës: Protesta, për çdo të ri të braktisur nga qeveria dhe shteti

schedule15:35 - 24 Dhjetor, 2017

schedule 15:35 - 24 Dhjetor, 2017

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka zhvilluar homazhe në Kukës për shkodranin Florenc Beqiraj.

Zgjedhja e qytetit të Kukësit erdhi pasi është zona me emigracionin më të lartë të rinisë në këto 4 vjet.

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi dhe të rinjtë e tjerë me gjestin e tyre shprehën ngushëllimet për familjen.

Qirinjtë e ndezur në Kukës erdhën edhe si shenjë revolte të heshtur të të rinjve kundër braktisjes nga qeveria, simbol i të cilës mund të ishte Florenci, që detyrua emigroi 3 vjet më parë dhe kerkojë azil në Francë.

Rastin Këlliçi e shfrytëzoi edhe për të ftuar rininë që të bëhet bashkë për të ndërtuar një Shqipëri të denjë për aspiratat e të rinjve shqiptarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!