“Do të doja që Serbia të kuptojë dhe të njohë se Kosova është shtet i pavarur, por problemi është më kompleks se kaq”.
Kështu u shpreh ambasadori i SHBA në SHBA, Christopher Hill, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Sigurisë së Beogradit (BSC), shkruan N1.
Sipas tij, është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptohet se çfarë ndodhi më 24 shtator gjatë sulmit të armatosur nga serbët në Banjskë të Kosovës.
“Si gjëja e parë drejt zgjidhjes së problemit, ne duhet të mbajmë me të vërtetë përgjegjës përgjegjësit për atë që ndodhi, në mënyrë që të mos përsëritet më”, tha ambasadori.
Hill tha se hapi i dytë do të ishte qetësimi i situatës në veri të Kosovës dhe më pas gjetja e zgjidhjes politike.
“Është e rëndësishme që SHBA dhe BE të përpiqen bashkërisht të zgjidhin problemet e Ballkanit Perëndimor. Kosova është ende një problem shumë i vështirë për një arsye”, theksoi diplomati.
“Njerëzit thonë se Serbia thjesht duhet të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur, ta kapërcejë atë dhe të vazhdojë përpara. Unë gjithashtu do të doja që ajo ta bënte këtë, por fakti është se problemi është shumë më kompleks”, nënvizoi Hill./abcnews.al