Eto’o zbulon trajnerin e preferuar: Do ishte nder të bëhesha si ai!

schedule14:11 - 8 Tetor, 2019

schedule 14:11 - 8 Tetor, 2019

Samuel Eto’o ëndërron të bëhet një trajner i madh dhe të fitojë Champions League, çka do të ishte një arritje e madhe për të. Kjo është ajo çka e do më së shumti, që të bëhet afrikani i parë që e arrin diçka të tillë në pankinë. Kamerunasi ka edhe një të të preferuar si trajner, të cilit do donte t’i ngjante.

“Trajneri më i mirë që kam punuar? Secili është i veçantë. Nuk është e lehtë të zgjedhësh, por nëse do të më duhej të zgjidhja një, padyshim ai do të ishte i ndjeri Luis Aragones. Kur luaja për Mallorca-n, mbaj mend një bisedë në zyrën e tij e cila më ndryshoi jetën.

Ai më tha që te Mallorca kam bërë gjithçka dhe se është momenti për të shkuar te një ekip më i madh. Në atë moment mendova: ‘Çfarë po thotë ky burrë i vjetër?’. Luis kishte shumë personalitet. Ai ishte për mua si një baba. Do të ishte një nder i madh të bëhesha një trajner si ai”, tregon Eto’o.

PEP DHE MOURINHO – Kamerunasi  kujton gjithashtu kohën e tij me Pep Guardiolën tek Barcelona dhe thekson: “Unë e dua atë si trajner, por jo si person. Mësova shumë nga ai dhe e këtë e tregova në fushë më shumë se kushdo tjetër”.

Sa herë që dëgjon Mourinho-n ai ka vetëm kujtime të bukura ku “qershia mbi tortë” ishte fitorja në Champions në 2010. “Më la në stol për një muaj dhe më bëri të dal në nxehje në kohën që isha i dëmtuar. Në kokën e tij ai priste të më bënte të vetin. Bisedova me të dhe ai kërkonte nga unë të isha në formën time maksimale. Dhe unë kështu bëra. Ne fituam gjithçka. Ishim një ekip me 11 dhe fituam ndryshe”, përfundon Eto’o. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!