Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbreti i Jordanisë: Nuk do të ketë paqe në Lindjen e Mesme pa krijimin e një shteti të pavarur palestinez

schedule18:16 - 11 Tetor, 2023

schedule 18:16 - 11 Tetor, 2023

Mbreti i Jordanisë Abdullah tha sot se nuk është e mundur paqja në Lindjen e Mesme pa krijimin e një shteti të pavarur palestinez përkrah Izraelit.

Përshkallëzimi i dhunës tregoi se rajoni “nuk do të ketë stabilitet, siguri apo paqe” pa krijimin e një shteti sovran palestinez në tokën që Izraeli pushtoi në vitin 1967 gjatë Luftës Gjashtë-ditore.

Zgjidhja me dy shtete është opsioni i vetëm, tha Mbreti Abdullah gjatë fjalimit të tij të hapjes së mandatit parlamentar.

Jordania është kujdestari i vendeve të shenjta të Islamit në Jeruzalem, mes tyre Xhamia Al-Aksa, dhe garantuesi i regjimit që i qeveris ato.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!