Rritet prodhimi i energjisë/ Në janar-gusht u prodhuan 6.2 mln mWh energji, por konsumi shënoi rënie

schedule15:39 - 11 Tetor, 2023

schedule 15:39 - 11 Tetor, 2023

Sasia e energjisë së prodhuar në vend është rritur gjatë këtij viti.Statistikat e Entit Rregullator të Energjisë Elektrike tregojnë se gjatë 8-mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet është shënuar një rritje e ndjeshme e sasisë së energjisë në raport me një vit më parë, ku për të njëjtën periudhë u prodhua rreth 4.6 mln mWh energji.

Peshën kryesore të energjisë që është prodhur në vend e kanë mabjtur hidrocentralet e kaskadës së Drinit por nuk ka munguar edhe prodhimi i energjisë nga centralet fotovoltaike.

Kjo situatë ka ardhur si rezultat e mirmenaxhimit të prurjeve në Kaskadë. Ndërkohë që për shkak të rritjes së prodhimit të energjisë ka pasur një ulje të ndjeshme të importit të energjisë.

Korporata Elektroenergjitike ka zhvilluar shumë pak procedura për të blerë energji.Gjatë tetorit për shkak të thatësirës së tejzgjatur është blerë rreth 10 milion euro. Ndërkohë sipas parashikimeve meteoroligjike duke nisur që nga java e ardhshme priten reshje shiu çka mund të ndikoj në shtimin e prurjeve dhe si rezultat në rritjen e prodhimit te energjise.

Nga ana tjetër edhe konsumi i energjisë elektrike ka pësuar ulje gjatë kësaj periudhe. Sipas Entit Rregullator të Energjisë konsumi i energjisë për 8 – mujorin arriti në rreth 5,31 mln mWh energji, ndërkohë që në janar- gusht të vitit të kaluar, konsumi u shënoi 5.57 mln mWh.