SHBA mund të fërgojë një aeroplanmbajtëse të dytë pranë Izraelit, sipas Wall Street Journal duke cituar zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA. Përshkallëzimi ushtarak amerikan thuhet se synon të parandalojë fuqitë e tjera në rajon që të hyjnë në luftën midis Hamasit dhe Izraelit.
Aeroplanmbajtësja Dwight D. Eisenhower dhe anijet e saj shoqëruese ishin planifikuar prej muajsh të niseshin këtë javë për në Lindjen e Mesme. Sipas zyrtarit, aeroplanmbajtësja pritet të mbërrijë në Lindjen e Mesme për rreth dy javë.
Ndërkohë, aeroplanmbajtësja “Gerald R. Ford” dhe anijet e saj shoqëruese, disa prej të cilave kanë kapacitete bërthamore, tashmë po lëvizin drejt Izraelit luftarak dhe pritet të mbërrijnë në orët e ardhshme. Pentagoni po e shqyrton këtë mundësi, por nuk ka vendosur zyrtarisht, nëse Eisenhower do të zëvendësojë Fordin ose nëse të dy grupet e anijeve luftarake do të mbeten në rajon.
Hera e fundit që Shtetet e Bashkuara mobilizuan dy aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme ishte në vitin 2020, pas një sulmi me raketa në kampin Taji në Irak që vrau dy ushtarë amerikanë.