Izraeli do të fillojë të shpërndajë mijëra armë automatike për ekipet vullnetare në komunitetet në kufi dhe qytetet me popullsi hebreje dhe arabe, sipas një njoftimi të ministrit të sigurisë kombëtare Itamar Ben-Gvir.
Tashmë janë shpërndarë 4000 armë dhe do të shpërndahen 6000 të tjera. Vullnetarët do të pajisen edhe me helmeta dhe jelek antiplumb.
Pas infiltrimit masiv në territorin izraelit nga Rripi i Gazës, autoritetet izraelite po kërkojnë të parandalojnë vatrat e brendshme të tensionit midis popullatës hebreje dhe arabe që përbëjnë 20% të popullsisë së Izraelit.
/abcnews.al