Agjentët e futbollistëve në botën e futbollit kanë një ndikim shumë të madh, sidomos në vitet e fundit, ku vlerat e futbollistëve në treg janë shtuar tepër. Por që një lojtar të hedhë në gjyq agjentin e tij, është një fenomen shumë i rrallë.
Kështu ka ndodhur me yllin e Crystal Palace, Wilfried Zaha. Sulmuesit i ishte premtuar nga agjenti i tij sezonin e shkuar se në rast se rinovon me klubin londinez, do ta shiste me 100% në verë. Palace mori dy oferta prej 53 milionë paundësh për Zaha, nga Arsenali dhe Everton, por agjenti nuk gjeti gjuhën e përbashkët me këto dy klube, pasi kërkonte një përfitim personal më të madh.
Si pasojë, Zaha nuk u transferua dhe tashmë është tërbuar. Sulmuesi nuk dëshiron të qëndrojë te Crystal Palace dhe fajëson agjentin e tij për mashtrim. Kjo çështje i është drejtuar dyever të gjykatave londineze./abcnews.al