Sirenat e sulmit ajror po bien sërish në disa qytete në jug të Izraelit, thotë ushtria izraelite. IDF theksoi mëngjesin e së martës se komunitetet në jug të vendit ishin evakuuar me sukses. Sirenat u dëgjuan rreth Kissufin, Lakhish perëndimor dhe zonën përreth Rripit të Gazës, raportojnë mediat e huaja.
Kujtojmë që deri më tani janë konfirmuar 900 izraelitë dhe mbi 700 palestinezë të vrarë si dhe mijëra të plagosur. Autoritetet izraelite flasin edhe për 150 pengje të marra nga Hamasi, ndërsa ky i fundit ka kërcënuar me vrasjen e tyre si hakmarrje për sulmet në Rripin e Gazës.
?Sirens sounding in southern Israel?
— Israel Defense Forces (@IDF) October 10, 2023
Kërcënimi pasoi njoftimin e Izraelit se kishte vendosur Gazën nën një “rrethim të plotë”./abcnews.al