Vaji i ullirit do të shtrenjtohet/ Fermerët: Nuk ka prodhim, çmimi mund të dyfishohet

schedule15:51 - 9 Tetor, 2023

schedule 15:51 - 9 Tetor, 2023

Prodhimi i ullirit këtë vit nuk i ka kënaqur fermerët e Vlorës. Vjelja do të nisë pas disa ditësh por këtë vjeshtë presin më pak rendiment.

Prodhimin e ulët e lidhin me mungesën e reshjeve e kushtet aspak të favorshme atmosferike.

Kjo situatë pritet të ndikojë te çmimi i vajit të ullirit që pritet të jetë dyfish më i lartë se vitin e shkuar.

Fermerët thonë se si rrallë herë këtë vjeshtë e kishin tregun gati e të sigurt por mungon prodhimi.

Një vit më parë prodhimi i ullirit ishte i mbarë. Prodhimi arriti në 150 mijë ton Ndërsa çmimi mesatar për litër i vajti të ullirit varion nga 400 -600 lekë./abcnews.al