Kërkesat për të marrë një profesion në vend janë rritur gjatë 2023. Gjatë raportimit në kuvend zv.ministrja e Financave, Olta Manjani tha se deri më tani rezultojnë të regjistruar shkollat profesioane 14 mijë e 500 nxënës.
Ndërsa theksoi se pavarësisht mundësisë së lartë për tu punësuar sfidë mbetet tërheqja e vajzave në arsimin profesional. Për të nxitur vajzat që të zgjedhin këtë arsim zv. Ministrja the se është menduar që të ofrohen bursa.
Teknologjia e informacionit, hoteleri-turizmi dhe elektromekanika janë disa nga profesionet më të kërkuara.
Manjani tha ndër të tjera se kanë marrë një sërë masash për të mos lejuar largimin e profesionistëve jashtë vendit.
Në total në vend operojnë 36 shkolla profesionale në të cilat ofrohen në total 87 profile nga të gjithë sektorët e ekonomisë. Qeveria i ka akorduar arsimit profesional një fond prej 3.4 miliard lekësh për këtë vit./abcnews.al