Sot votohet për tre anëtarët e rinj të KLGJ-së, në garë pesë gjyqtarë

schedule10:12 - 9 Tetor, 2023

schedule 10:12 - 9 Tetor, 2023

Në Këshillin e Lartë Gjyqësor do të zgjidhen këtë të hënë 3 gjyqtarë që do të jenë për 5 vite anëtar të KLGJ-së. Anëtarëve që u përfundon mandati në dhjetor janë dy në radhët e Gjykatës së Shkallës së Parë, Marçela Shehu dhe Brikena Ukperaj dhe nga radhët e Apelit largohet Dritan Hallunaj.

Gazetari Ermal Vija raporton se në garë për zëvendësimin e tyre janë pesë gjyqtar, përkatësisht dy nga Gjykatat e Apelit, Emona Muçi dhe Irida Kaçerja dhe 2 nga Shkallët e Para të Juridiksionit të Përgjithshëm, Alma Kodraliu dhe Gentjana Muçaj, ndërsa Markeljan Koça vjen në garë nga Shkalla e Parë Administrative./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!