Izraeli dhe Hamasi janë zyrtarisht në luftë, pas sulmit të paprecedentë të nisur të shtunën nga lëvizja islamike palestineze me bazë në Rripin e Gazës.
Ditën e djeshme, kabineti i Izraelit aktivizoi Nenin 40, duke i shpallur zyrtarisht luftë Hamasit. Ishte një proces kryesisht simbolik dhe formal, duke i lejuar qeverisë Netanyahu të vinte në fuqi një mobilizim më të gjerë të rezervave ushtarake dhe të identifikonte objektiva të luftës, duke ngritur spektrin e një pushtimi tokësor të Gazës.
Në të njëjtën ditë, Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit dhe lideri i partisë ultra-nacionaliste Otzma Yehudit, Itamar Ben Gvir, lëshoi një urdhër urgjent për Drejtorinë e Licencimit të Armëve të Zjarrit, me qëllim të thjeshtimin dhe përshpejtimin e procesit për dhënine elejeve të armëve të zjarrit për të pajisur sa më shumë qytetarë.
Njëkohësisht, sipas njoftimit numri i fishekëve që qytetarët mund të posedojnë është dyfishuar.
Gjithashtu, ata izraelitë që kishin një leje për blerjen e një arme zjarri në vitin 2023, por leja ka skaduar, tani do të mund ta zotërojnë atë pa kaluar në proces. Vlerësohet se ky ndryshim ka të bëjë me 4000 qytetarë.
Vihet re se në Izrael kushti i domosdoshëm për të mbajtur armë është ose të kesh kryer trajnime ushtarake, gjë që ndodh gjithsesi pasi rekrutimi është i detyrueshëm, ose të jetosh pranë Rripit të Gazës ose Bregut Perëndimor, ku incidentet e dhunshme në vitet e fundit kanë shumëfishuar.
/abcnews.al