“Shansi i fundi” për Jose Mourinho, publikohen formacionet e sfidës Cagliari-Roma

schedule17:38 - 8 Tetor, 2023

schedule 17:38 - 8 Tetor, 2023

Në orën 18:00, “verdhekuqtë” e Roma do të përballen me skuadrën e Cagliari, në “shtëpinë” e këtyre të fundit, “Unipol Domus”, me sfidën e javës së 8 të Serie A, e cila pritet të flasë më shumë për të ardhmen e teknikut portugez, Jose Mourinho në krye të “verdhekuqve”.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Claudio Ranieri i ka rreshtuar “djemtë” e tij, me formulën 3-5-2, ku në portë është vendosur Scuffet e para tij Ëieteska, Obert e Chatzidiakos. Në krahët e mesfushës janë Dentello e Nandez, me qendrën që mbulohet nga Sulmana, Prati e Makoumbou, ndërsa sulmi i është besuar dyshes Petagna e Oristanio.

Në krahun tjetër të fushës, tekniku Jose Mourinho i ka rreshtuar “verdhekuqtë” e tij, me formulën 3-5-2, ku në portë nuk ka sesi të mungojë portugezi, Rui Patricio. Mbrojtja me tre përbëhet nga Mancini, Cristante e Ndicka. Në krahët e mesfushës janë pozicionuar Karsdorp e Spinazzola, me qendrën që mbulohet Bove, Paredes e Aouar, ndërsa sulmi plotësohet nga Dybala e Lukaku. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: