50 vite të jetës në cirk/ Mjeshtri Sallata tregon fillimet: Nisa të punoja me llaç e tulla, kishim probleme ekonomike

schedule11:18 - 5 Tetor, 2023

schedule 11:18 - 5 Tetor, 2023

Mjeshtri i Cirkut, Pavli Sallata ka rrëfyer 50 vitet e jetës së tij në çadrën e cirkut në emisionin “Pas Mesnate” në ABC Neës. Ai ka zbuluar se talentin e tij e zbuloi mjeshtri i madh Telat Agolli në moshën 14-vjeçare.

Sallata ka theksuar se ka filluar të punojë në ndërtim që fëmijë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe ishte pikërisht nëna e tij që mendoi t’i futej rrugës së cirkut.

“Mosha ime ka qene 14 vjeç. Ajo moshë nuk ka qene shumë e favorshme për arsimin apo për të marrë atë që çdo prind mund t’i japi fëmijës. Kemi pasur probleme ekonomike dhe i detyruar nga kjo, im atë më fut në punë. Daja im ka qene teknik ndërtimi dhe kam punuar te kisha ortodokse, që sot është e ndërtuar. Kam qene 14 vjeç kur jam futur në llaç e tulla, edhe një punë tepër të vështirë. Por që shumë shpejt, ime më duke njohur njerëz që njihnin Telatit, i shkonte mendja. Edhe gjen mundësinë për t’i kërkuar Telatit nëpërmjet Miços që ka pasur shok dhe më merr Miço dhe më thotë hajde se do të çoj te Telati. Hipëm ato shkallët që ju ndoshta i keni ngjitur shpesh, edhe atë rrugë kam ndjekur dhe po rrija te dera. Unë isha pak i imët kur shoh Telatin gjigand aty dhe ngela. Futemi brenda dhe kur pash ata artistët me ushtrime akrobatike, thash ça dua unë këtu. Ata ishin profesionistë, ndërsa unë erdha me pasionin dhe dëshirën. Më tha, ça di të bësh dhe unë bëra një vertikale. Ai i tha Miços se do e marr. Linjat e mia trupore ishin të rregullta dhe atë pa në atë kohë. Pastaj të tjerat erdhën vetë koha”, tha Sallata./abcnews.al