Portieri dhe kapiteni i Manchester United, David De Gea, po luan sezonin e tij të nëntë me “Djajtë e Kuq”. Sot, United u mposht 1-0 nga Neëcastle, duke konfirmuar momentin aspak të mirë që po kalojnë. Pas kësaj humbje, De Gea nuk u përmbajt aspak dhe për mikrofonat e Sky Sport, tha:
“Asgjë nuk po shkon mirë. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar, nuk kam fjalë. Thjesht duhet të vazhdojmë, të përmirësohemi, nuk e di. Është një moment shumë i vështirë, nuk kam fjalë. Kam shumë vite këtu te United dhe ky është absolutisht momenti më i vështirë. Nuk e di çfarë po ndodh, nuk shënojmë dot një gol. Më vjen keq për fansat, kanë udhëtuar me orë të gjata për të mbështetur skuadrën. Nuk di ç’të them tjetër”, përfundoi De Gea./abcnews.al