Dyshohet se 55 marinarë kinezë kanë vdekur pasi nëndetësja e tyre bërthamore me sa duket u bllokua në një kurth që synonte të kapte anijet nëntokësore britanike në Detin e Verdhë.
Sipas një raporti sekret në Mbretërinë e Bashkuar, marinarët vdiqën pasi dështuan sistemet e oksigjenit të nëndetëses dhe ekuipazhi u helmua.
Kapiteni i nëndetëses së Marinës Kineze PLA ‘093-417’ mësohet të jetë në mesin e të vdekurve, si dhe 21 oficerë të tjerë.
Zyrtarisht, Kina e ka mohuar incidentin të ketë ndodhur. Gjithashtu Pekini refuzoi të kërkojë ndihmë ndërkombëtare për nëndetësen e tij të bllokuar.