Vijon shembja e ndërtimeve pa leje në Ohër

schedule19:44 - 6 Tetor, 2019

schedule 19:44 - 6 Tetor, 2019

Raportet e deritanishme të UNESCO-s tregojnë se zhvillimi urban i paplanifikuar, keqmenaxhimi i ujërave dhe i mbetjeve të ngurta, prishja e habitateve, shkatërrimi dhe shterimi i burimeve natyrore, zhvillimi i infrastrukturës dhe turizmit masiv, janë një kërcënim i vazhdueshëm për trashëgiminë e zonës së Liqenit të Ohrit që ndodhet nën mbrojtjen e  kësaj organizate të Kombeve të Bashkuara.

Koleget Xhumadije Ibrahimi e Biljana Georgievska ishin në Strugë e Ohër nga na sjellin një panoramë të realitetit të pikërishëm kur spikasin ndërtimet e jashtëligjshme:

Në Ohër edhe hotelierë të tjerë veprojnë vetëm, konform rekomandimeve të UNESCO-s për të përmirësuar gabimet që mund ta zhvendosin zonën nga lista e mbrojtur në atë të cenuar të trashëgimisë botërore.

Pronari i lokalit Objektiv ka mënjanuar pjesën shtesë montuese të vendosur në trotuar përgjatë bregut të Liqenit.

Por, përtej kësaj mbeten dhe më tej dhjetëra objekte tjera të ngjashme si markete, restorante e lokale që, ndër të tjera, pengojnë edhe lëvizjen e këmbësorëve.

Në Strugën fqinje, sipas planin qeveritar gjithashtu të ndarë në tre zona, ndërtimet e reja do t’ju nënshtrohen kontrolleve të rrepta, kurse rekomandohet që bërthama e vjetër e qytetit t`i kthehet stilit të njohur arkitektonik.

Në terren punët janë ndryshe.

UNESCO, tashmë katër dekada në listën e vlerave botërore ka vendosur edhe pjesën e Maqedonisë së Ohrit, kurse para disa muajve nën mbrojtje e vendosi edhe pjesën shqiptare në fshatin Lin.

Por, kjo organizatë botërore kishte vërtetuar se urbanizimi i përshpejtuar në Ohër dhe rrethinë, cenojnë natyrën, arkitekturën autentike, kishat e vjetra dhe trashëgiminë tjetër, deri në atë shkallë sa që ekspertët nuk përjashtuan mundësinë që ky rajon të gjendet në listën e “trashëgimisë së cenuar botërore”.

Autoritetet lokale dhe shtetërore kanë afat deri në shkurt që ta bindin UNESCO-n se kanë një qasje serioze, plane dhe vendosmëri që t`i mënjanojnë ndërtimet e egra përgjatë liqenit dhe në brendi të qyteteve Ohër dhe Strugë, si dhe burimet e ndotjes së ujit dhe pyjet, që të mbrohen llojet autentike të peshqve, zogjve dhe bimëve./ABC News Albania 24/7