Forca policore nga grupet e FNSH dhe efektivë të Drejtorisë së Qarkut Durrës janë nisur në operacion në malësinë e Krujës, me qëllim zbulimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike.
Janë disa automjete dhe forca policore në këtë operacion, në zonën e malesisë së Krujës, ku parcelat me bimë kanabis janë zbuluar me anë të dronëve, raporton gazetari i ABC News, Ahmet Zani.
Në këtë zonë janë organizuar një sërë operacionesh duke asgjësuar lëndë narkotike të mbjella në fshatrat e malësisë së Krujës, dhe prangosur kultivuesit./abcnews.al