Bielsa “triumfon”, tekniku argjentinas përfiton 2 milion euro nga klubi francez

schedule17:16 - 29 Shtator, 2023

schedule 17:16 - 29 Shtator, 2023

Pas plot 6 vitesh “betejë” ligjore, tekniku argjentinas, Marcelo Bielsa ka arritur të fitojë procesin gjyqësor ndaj klubit të Lille, me këta të fundit, që e dëmshpërblyen 68-vjeçarin, me shifrën e 2 milionë eurove.

Biela u shkarkua nga stoli i francezëve, në dhjetor të vitit 2017, pasi kishte kishte treguar “agresion dhe denigrim” ndaj disa prej kolegëve të tij, madje edhe “mosbindje”, mirëpo për shkak të një klauzole në parakontratën e tij që e mbronte atë në rast shkarkimi, edhe për sjellje të pahijshme, argjentinasi arriti të merrte dëmshpërblimin.

Avokatët nga të dyja palët konfirmuan për AFP se Lille ishte urdhëruar të paguante dy milionë nga 19 milionë eurot e kërkuara nga Bielsa, me këtë të fundit, që tashmë është në krye të pankinës së Kombëtares së Kilit. /i.m /abcnews.al