Christian Eriksen mund të largohet në merkaton e janarit nga Tottenhami. Mesfushorit danez i përfundon kontrata me Spurs në fund të këtij sezoni dhe ai nuk ka ndërmend të rinovojë. Në pozita të tilla mund të vijë shitja e tij në mes të sezonit.
Real Madrid është kandidati kryesor për të siguruar shërbimet e tij, teksa klubi anglez ka piketuar pasardhësin. Daily Mirror raporton se i përzgjedhuri është James Maddison.
22-vjeçari i Leicester City është një nga lojtarët më të talentuar anglezë. Kontrata e tij me “dhelprat” përfundon në verën e vitit 2023, por Tottenhami do të nisë sulmin në janar dhe pritet të përgatisë ofertën e duhur. Ai shënoi golin e dytë në kampionat kundër Liverpoolit ditën e djeshme, si dhe numëron dy asiste të dhuruara për shokët e skuadrës deri tani. /abcnews.al