“Muza e frymëzimit të babait ishte e dashura në Romë”, djali i Qamil Grezdës: I ati i saj kishte thesarin e shtetit italian

schedule11:16 - 29 Shtator, 2023

schedule 11:16 - 29 Shtator, 2023

Djali i piktorit të traditës, Qamil Grezda, Ermir Grezda, ka zbuluar se muza e babait ka qene e dashura e tij italiane në Romë.

I ftuar në “Pas Mesnate”, ai ka treguar se ajo vinte nga një familje borgjeze dhe babai kur shkonte te shtëpia e saj hante me lugë floriri.

Sakaq, Qamili rrëfeu dhe arsyen emocionuese pse i ati nuk qendroi në Itali te e dashura.

“Ka qene një vajzë jo vetëm nga mosha, por dhe si familje fisnike shumë borgjeze. I ati ishte ai që kishte thesarin e shtetit italian dhe familja kur shkonte për drekë ishin të gjitha, pjatat, pirunët prej ari. Ishte niveli më superior i një shteti. Dhe në fundet e jetës së tij, i kam bërë një pyetje se pse nuk qendrove. Edhe ai më tha: ‘Si mund të lija unë babain që shiti një pjesë të kapitalit dhe më dha lekët për të shkuar për shkollë, financimin’. Plus kishte tre motra, dy në Tiranë dhe një në Gjakovë, dhe ai pjesën e vendlindjes e ka vuajtur deri në minutat e fundit”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!