Zbardhet vrasja në Hot të Ri, policia e Shkodrës: Është arrestuar një shtetas, 4 të shpallur në kërkim, mes tyre edhe autori

schedule10:18 - 29 Shtator, 2023

schedule 10:18 - 29 Shtator, 2023

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Ervin Hodaj ka dalë paraditen e sotme në një konferencë për mediat, ku foli në lidhje me ngjarjet e fundit kriminale që kanë ndodhur në qarkun e Shkodrës.

Fillimisht ia është shprehur se është zbardhur ngjarja që ndodhi në Hot të Ri, ku mbeti i vrarë, Valter Fjerza.

Në pranga deri më tani ka rënë një person dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe autori.

“Si rezultat i angazhimit dhe reagimit të menjëhershëm të strukturave policore, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 22.09.2023, në rrethinat e Shkodrës, në afërsi të një lokali në fshatin Hot i Ri, ku u vra me armë zjarri shtetasi Valter Fjerza.

Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, është bërë i mundur dokumentimi i kësaj ngjarjeje, për të cilën është arrestuar 1 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë” tha Hodaj.r.t/abcnews.al