Zjarrfikësit në Fier kërkojnë ndërhyrje nga ajri për të shuar zjarrin që ka pëfshirë pyllin e Pishporos prej të mërkurës.
Flakët vijojnë të përhapen në të gjithë pyllin duke shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme me pisha.
Në terren janë angazhuar 5 mjete të shërbimit zjarrëfikës si dhe efektivë të forcave të armatosura por pavarësisht përpjekjeve të tyre flakët nuk janë izoluar.
Shefi i sherbimit zjarrfikes thote se vetem nderhyrja nga ajri do te bente te mundur shuarjen e vatrave që janë aktive.
Deri më tani llogaritet se zjarri ka shkrumbuar të paktën 30 hektarë me pisha ndërsa në rrezik vijon të mbetet edhe pjesa tjetër e pyllit.