SHBA apel Kosovës dhe Serbisë: Palët t’i kthehen dialogut dhe ta zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit

schedule19:21 - 26 Shtator, 2023

schedule 19:21 - 26 Shtator, 2023

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, ka bërë thirrje për Kosovën dhe Serbinë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe ta zbatojnë marrëveshjen earritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kështu ka bërë të ditur ai pas një bisede të zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti. Cholleti ka shtuar se me kryeministrin e Kosovës  kanë folur në lidhje me sulmin e së dielës në Kosovë, ku u vra zyrtari policor, Afrim Bunjaku.

“Biseduam me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për sulmin e tmerrshëm të së dielës në Kosovë.

Dënojmë ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës; shpreha ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe të zbatojnë angazhimet e Ohrit”, ka shkruar ai në platformën X, të njohur më parë si Twitter.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!