Të rinjtë po kthejnë sytë nga zanatet. Afro gjysma e kuotave në programet universitare dy vjeçare në mes të raundit të dytë të regjistrimeve janë plotësuar. Degët teknike dhe ato të shërbimeve janë më pëlqyerat.
“Duke filluar nga it, mekanike, elektronike, elektrike, kryesisht zanatalinjtë e lartë të themi, por dhe programet e tjera që kanë të bëjnë me shëndetin apo shërbimet, turizëm, zyra avokatie e financiare … Vetë fakti që 43% e kuotave të alokuara janë realizuar është ecuri e mirë,” tha Arjan Xhelaj, Drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar.
Ndryshe nga sa ndodh me degë të tjera mesatarja 6.5 e viteve të gjimnazit nuk është kusht për nisjen e një programi të tillë studimi, por drjetori I Rrjetit Akademik Shqiptar thotë se dalja e shpejtë në tregun e punës po afron drejt programeve dy vjeçare dhe studentë me nota më të larta.
” Është vënë re se dhe maturantë me mesatare mbi 6.5 kanë zgjedhur programet dy vjeçare. Si duket fokusohen drejt punësimit të shpejtë, afrohen më shpejt me tregun dhe punësohen sapo mbarojnë shkollën. Në Shqipëri nis zanatin me diplomë universitare, mundësi e mirë për të zënë pozicion të mirë brenda e jashtë vendit,” shtoi ai.
Në shkollat e larta publike dhe private në vend ka rreth 100 degë të tilla. Kryesisht janë të përqendruara në universitetet e rretheve dhe zënë rreth 10% të ofertës akademike të ciklit të parë të studimeve. /abcnews.al