Një konflikt mes disa të rinjve është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Skënderbeg të qytetit të Lezhës. Fillimisht palët janë përfshirë në një debat verbal, i cili më pas ka degraduar në përplasje fizike mes tyre.
Paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ku objekt ka qenë ngacmimi i një vajze, ndërsa po verifikohen të gjitha rrethanat.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë dhe janë vënë në ndjekje të personave të përfshirë, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


