VIDEO/ Chelsea zhgënjen sërish, Liverpool e Brighton bëjnë “detyrën” në “shtëpi”

schedule17:05 - 24 Shtator, 2023

schedule 17:05 - 24 Shtator, 2023

Mesditën e kësaj të diele janë zhvilluar 4 përballje të vlefshme për javën e 6-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ku padyshim fokusi i të gjithë futbolldashësve ishte mbi “derbin e Londrës”, Arsenal Tottenham e ndër sfida të tjera, Brighton ndeshej me Bournemouth, Chelsea me Aston Villa e Liverpool me West Ham.

Kështu, në “Anfield Road”, “të kuqtë” e Liverpool kanë arritur një fitore magjike ndaj “çekanëve” të West Ham, duke i mundur këta të fundit me rezultatin e thellë 3 me 1, pas golave të Salah, Darëin Nunez e Diogo Jota, gola të cilët erdhën në minutat 16’, 60’ e 85’ të sfidës, ndërsa golin e nderit për miqtë e shënoi, Jarred Boëen në minutën e 42’-të.

Në “Stamford Bridge”, “blutë” e Chelsea u “njohën” me disfatën e radhës, kësaj here ndaj skuadrës së Aston Villa, me këta të fundit që fituan me rezultatin minimal, 0 me 1, pas golit të Ollie Watkins, në minutën e 73’-të të ndeshjes. Miqtë përfituan gjithashtu dhe nga dalja me kartonin e kuq e anësorit Malo Gusto, ndërsa rikthimin në fushën e lojës e bëri dhe “bomberi” shqiptar, Armando Broja.

Ndërkaq, në “Amex Stadium”, “pulëbardhat” e Brighton kanë arritur një fitore me rezultatin e thellë, 3 me 1, ndaj “qershive” të Bournemouth, falë autgolit të Kerkez dhe dopietës së Mitmoa, në minutat 45+2’, 46’ e 77’, ndërsa për “qershitë” golin e nderit e shënoi ish-“bomberi” i Chelsea e Liverpoo, Dominic Solanke.

Falë këtyre rezultateve, Liverpool e Brighton ngjiten në vendin e 2-të e 3-të të renditjes, me nga 16 e 15 pikë, ndërsa Aston Villa ngjitet në vendin e 6-të me 12 pikë. Përsa i përket “humbësave”, West Ham mbetet në vendin e 7-të me 10 pikë, Chelsea në vendin e 14-të me 5 pikë, ndërsa Bournemouth në vendin e 17-të me 3 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Chelsea 0 – 1 Aston Villa

Liverpool 3 – 1 West Ham

Brighton 3 – 1 Bournemouth