Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 36-vjeçar, i cili për shkak të një konflikti që ka pasur me një 55-vjeçar, në momentin që janë shkëmbyer në rrugë me automjete, ka goditur qëllimisht mjetin e 55-vjeçarit dhe më pas ka dalë nga makina duke e dhunuar fizikisht.
I dëmtuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Vihet në pranga edhe një 36-vjeçar, pasi, pas një konflikti me një 55-vjeçar, e ka dhunuar fizikisht si dhe i ka dëmtuar edhe automjetin.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P. 36 vjeç, banues në Spiten, Lezhë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”.
Ky shtetas, në hyrje të fshatit Spiten, për shkak të një konflikti që ka patur me shtetasin Gj. S. 55 vjeç, banues po në fshatin Spiten, Lezhë, në momentin që janë shkëmbyer të dy në rrugë me automjete, me qëllim i ka goditur mjetin 55-vjeçarit, si dhe më pas ka dalë nga makina duke e dhunuar fizikisht.
I dëmtuari ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al