Prej 3 ndeshjesh tashmë, Jadon Sancho ka mbetur jashtë listës së “të përzgjedhurve” të teknikut Erik ten Hag dhe duket se kjo situatë do të vazhdojë dhe në sfidën e së shtunës, ndaj Burnley, në Premier League.
Kjo është konfirmuar nga vetë tekniku holandez, i cili pas mungesa të Tyrell Malacia, Luke Shaë, Aaron Wan-Bissaka e Amad Diallo, tashmë do të “vuajë” dhe mungesën e “fantazistit” anglez të sulmit.
Ndërkaq, kujtojmë se përveç Sancho, tekniku Ten Hag do të vuajë në sulm dhe mungesën e “yllit” brazilian, Anthony, me këtë të fundit që u pezulluar pas akuzave nga ish-e dashura e tij për dhunë në familje. /i.m /abcnews.al