Tre vatra zjarri janë ndezur njëkohësisht në disa vende të ndryshme në Fier. Sipas informacioneve mësohet se zjarri i parë ka rënë në afrësi të kodrave të Vajkanit e Mbrostarit, zjarri i dytë në PishPoro të njësisë administrative Levan si dhe zjarri i tretë në kodrat me ullinj e shkurre ne Levan në afërsi të banesave të lagjes rome.
Megjithate ne Levan flakët janë në kontroll dhe rreziku për banesat ka kaluar.
Po ashtu vatrat në Vajkan dhe Pish-Poro janë në kontroll. Zjarret ndihmohen nga era e fortë por edhe terreni i thyer.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrëfikës nga Fieri, Patosi dhe Rroskoveci që po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit./abcnews.al